Përshëndetje #Vialers!
Pritjes së ankandeve i ka ardhur fundi. Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se do të vazhdojmë traditën tone të ankandeve këtë muaj me dhurata dhe kupona që nuk do të donit ti humbisni! Për të gjithë ju që keni ecur dhe keni mbledhur pikë dhe dëshironi të shijoni fitoren e ankandeve të ardhshëm në ViAl App, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar produkte dhe kupona të veçantë.
Ec, mblidh pikë dhe fito një palë AirPods
AirPods të Apple kanë pushtuar industrinë e audios, duke ofruar një përvojë dëgjimi të qetë dhe pa “kabuj të bezdisshëm”që po ndryshon mënyrën se si shijojmë muzikën, podkastet dhe telefonatat. AirPods ofrojnë një përvojë të veçantë për përdoruesit e tyre, duke u lidhur pa mundim me pajisjet tuaja përmes teknologjisë Bluetooth. Ato kombinojnë teknologjinë më të fundit me komoditetin më të madh, duke ofruar një përvojë dëgjimi me valë që është e vështirë të përputhet.
Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar, duke punuar ose thjesht duke pushuar në shtëpi, AirPods janë krijuar për t'u përshtatur pa probleme me stilin tuaj të jetesës. Ato janë rezistente ndaj djersës dhe ujit, duke i bërë ato perfekte për stërvitje dhe aktivitete në natyrë.
Pra, nxitoni ta përfitoni një palë Air Pods në ankandin e rradhës në ViAl App i cili do të nis ditën e Enjte më datë 12 Tetor dhe do të zgjasë 5 ditë.
Links:
Website: https://www.apple.com/airpods-2nd-generation/
Shpenzo pikë për të fituar një Hoodie të Personalizuar nga Bluze.al
Bluzat dhe Hoodiet e personalizuar ofrojnë stilin dhe identitetin tuaj unik. Përdorimi i teknologjisë së fundit në personalizim dhe materialet cilësore sigurojnë që produkti të jetë i përshtatshëm, komod dhe i qëndrueshëm. Për më tepër, mund të zgjidhni ngjyrat dhe stilet që ju pëlqejnë. Nëse doni të shfaqni logon, tekstet ose dizajnet tuaja të preferuara në bluza dhe hoodiet, Bluze.al është zgjedhja e duhur për ju. Nuk ka mënyrë më të mirë për të shfaqur stilin tuaj unik se me një hoodie që ju e keni krijuar vetë.
ViAl në bashkëpunim me Bluze.al do t’ju jap mundësinë të fitoni një hoodie të dizajnuar dhe personalizuar sipas dëshirës suaj përmes ankandit në ViAl App që do të zhvillohet ditën e Enjte më datë 19 Tetor. Ankandi do të zgjasë 3 ditë.
Links:
Website: https://bluze.al/
Instagram: https://www.instagram.com/bluze.al/
Shpenzo pikë për të fituar kupona me vlerë 20 USDT
ViAl do të ofroj në zonën e ofertave (Ankandeve) në ViAl App 2 kupona me vlerë 20 USDT për të gjithë mbështetësit e tij. Secili kupon do të jetë i disponueshem për 2 ditë. Të gjithë mund të marrin pjesë në këto ankande dhe të bëhen pjesë e çmimeve shpërblyese, duke ofruar ViAl Points në ankandin e shpallur brenda aplikacionit. Sa më shumë ViAl Points të ofroni në ankand, aq më shumë janë shanset tuaja për të fituar këto kupona! Ankandet për kuponat me vlerë 20 USDT do të publikohen në datat 23 dhe 27 tetor.
Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl përmes email-it: hello@vial.al, për procedurën e tërheqjes së produktit të përfituar.
