Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on October 16, 2023 by Vial

Trezor lançon një pajisje të re për ruajtjen e kriptomonedhave. Bankat e njohura përdorin teknologjinë Blockchain për të kryer transaksionet. Caroline Ellison, ish-e dashura dhe ish-kolegia e themeluesit të FTX-it, dëshmon kundër tij ndërsa hakeri i FTX-it ka nisur shitjen e fondeve të vjedhura. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Trezor lançon një pajisje të re për ruajtjen e kriptomonedhave

Prodhuesi kryesor i portofoleve të kriptomonedhave Trezor po feston ditëlindjen e tij të 10-të duke lançuar produkte të reja si Trezor Safe 3, një portofol të ri i cili mbështet më shumë se 7,000 kriptomonedha, i krijuar posaçërisht për investitorët e rinj të aseteve dixhitale, me fokus në sigurinë maksimale dhe lehtësinë në përdorim. Përveç kësaj, Trezor zbuloi gjithashtu Trezor Keep Metal, një zgjidhje rezervë e sigurt për fjalëkalimet e portofolit.

Ish-e dashura e SBF-së dëshmon kundër tij

Caroline Ellison,ish-e dashura dhe ish-kolegia e themeluesit të FTX-it, Sam Bankman-Fried, dëshmoi në gjykatë, duke thënë se ai “e detyroi” atë të merrte paratë e klientëve të cilat kapnin vlerën e 14 miliard dollarëve, për të shlyer kompaninë Alameda Research. Bankman-Fried po përballet me akuza për mashtrim dhe pastrim parash dhe dëshmia e Ellison që thekson rolin e tij në ngritjen e sistemeve që lejuan këto transaksione po krijon një pikë vendimtare për ecurinë e çështjes.

CMC prezanton AI që do të shërbejë si një analist kriptomonedhash

Mbledhësi i të dhënave rreth kriptomonedhave në pronësi të Binance, CoinMarketCap, prezantoi një njësi të re të ChatGPT e cila mund të përdoret si një analist të kriptomonedhave. Përdoruesit që kanë një llogari ChatGPT Plus mund ta përdorin atë falas.

Bankat e Mëdha po përdorin teknologjinë Blockchain

JPMorgan Chase kreu shlyerjen e parë të kolateralit në Blockchain përmes Rrjetit të Kolateralit të Tokenizuar (TCN). BlackRock përdori rrjetin Blockchain për të kthyer aksionet e fondeve në tokena, të cilat më pas u dërguan në Barclays si kolateral për tregti derivatesh. Rrjeti mundësoi transferime pothuajse të menjëhershme të kolateralit, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe duke çliruar kapitalin e bllokuar më parë për këtë qëllim.

Bllokohen kriptomonedhat në zotërim të Hamasit

Njësia Kibernetike e forcës policore izraelite njoftoi se kishte bashkëpuuar me Binance dhe kishte arritur të bllokonte llogari të shumta të kriptomonedhave të lidhura me Hamasin, i cili përdorte kriptomonedhat për të mbledhur fonde duke iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare. Llogaritë e ngrira vlerësohen të kapin vlerën e dhjetëra milion dollarëve.

Hakeri i FTX-it arkëton miliona

Një haker i paidentifikuar që vodhi kriptomonedha me vlerë mbi 470 milion dollarë gjatë falimentimit të FTX-it, aktualisht po likuidon zotërimet e tij. Hakeri po shet çdo ditë kriptomonedha me vlerë rreth 20 milion dollarë, ndërsa themeluesi i bursës, Sam Bankman-Fried është në gjyq. Vjedhja, e cila ndodhi në ditën kur FTX-I falimentoi, mbetet mister, duke ngritur dyshime për përfshirje të mundshme të personave të brendshëm.

Bitmain pezullon pagesat e punonjësve

Bitmain, prodhuesi kryesor i minatorëve ASIC, ka pezulluar përkohësisht pagesat e punonjësve për shtatorin dhe ka shkurtuar të gjitha “bonuset dhe stimujt” për stafin e tij. Kompania po përballet me vështirësi financiare për shkak të mungesës së fluksit pozitiv të parasë për muajin shtator dhe rënies së porosive për ASIC të reja.

Banka e madhe parashikon që çmimi i Ethereum të rritet rreth 500%

Banka globale, Standard Chartered parashikon se vlera e Ethereum mund të rritet mbi pesëfish deri në vitin 2026. Geoff Kendrick, kreu i kërkimit të aseteve dixhitale, tha se Ethereum mund të arrijë 8,000 dollarë në dy vitet e ardhshme për shkak të përdorimit të tij në zgjerim në lojërat e bazuara në Blockchain dhe tokenizimin e aseteve tradicionale.

Posted under: News