Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Trezor lançon një pajisje të re për ruajtjen e kriptomonedhave. Bankat e njohura përdorin teknologjinë Blockchain për të kryer transaksionet. Caroline Ellison, ish-e dashura dhe ish-kolegia e themeluesit të FTX-it, dëshmon kundër tij ndërsa hakeri i FTX-it ka nisur shitjen e fondeve të vjedhura. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Trezor lançon një pajisje të re për ruajtjen e kriptomonedhave

Prodhuesi kryesor i portofoleve të kriptomonedhave Trezor po feston ditëlindjen e tij të 10-të duke lançuar produkte të reja si Trezor Safe 3, një portofol të ri i cili mbështet më shumë se 7,000 kriptomonedha, i krijuar posaçërisht për investitorët e rinj të aseteve dixhitale, me fokus në sigurinë maksimale dhe lehtësinë në përdorim. Përveç kësaj, Trezor zbuloi gjithashtu Trezor Keep Metal, një zgjidhje rezervë e sigurt për fjalëkalimet e portofolit.

Ish-e dashura e SBF-së dëshmon kundër tij

Caroline Ellison,ish-e dashura dhe ish-kolegia e themeluesit të FTX-it, Sam Bankman-Fried, dëshmoi në gjykatë, duke thënë se ai "e detyroi" atë të merrte paratë e klientëve të cilat kapnin vlerën e 14 miliard dollarëve, për të shlyer kompaninë Alameda Research. Bankman-Fried po përballet me akuza për mashtrim dhe pastrim parash dhe dëshmia e Ellison që thekson rolin e tij në ngritjen e sistemeve që lejuan këto transaksione po krijon një pikë vendimtare për ecurinë e çështjes.

CMC prezanton AI që do të shërbejë si një analist kriptomonedhash

Mbledhësi i të dhënave rreth kriptomonedhave në pronësi të Binance, CoinMarketCap, prezantoi një njësi të re të ChatGPT e cila mund të përdoret si një analist të kriptomonedhave. Përdoruesit që kanë një llogari ChatGPT Plus mund ta përdorin atë falas.

Bankat e Mëdha po përdorin teknologjinë Blockchain

JPMorgan Chase kreu shlyerjen e parë të kolateralit në Blockchain përmes Rrjetit të Kolateralit të Tokenizuar (TCN). BlackRock përdori rrjetin Blockchain për të kthyer aksionet e fondeve në tokena, të cilat më pas u dërguan në Barclays si kolateral për tregti derivatesh. Rrjeti mundësoi transferime pothuajse të menjëhershme të kolateralit, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe duke çliruar kapitalin e bllokuar më parë për këtë qëllim.

Bllokohen kriptomonedhat në zotërim të Hamasit

Njësia Kibernetike e forcës policore izraelite njoftoi se kishte bashkëpuuar me Binance dhe kishte arritur të bllokonte llogari të shumta të kriptomonedhave të lidhura me Hamasin, i cili përdorte kriptomonedhat për të mbledhur fonde duke iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare. Llogaritë e ngrira vlerësohen të kapin vlerën e dhjetëra milion dollarëve.

Hakeri i FTX-it arkëton miliona

Një haker i paidentifikuar që vodhi kriptomonedha me vlerë mbi 470 milion dollarë gjatë falimentimit të FTX-it, aktualisht po likuidon zotërimet e tij. Hakeri po shet çdo ditë kriptomonedha me vlerë rreth 20 milion dollarë, ndërsa themeluesi i bursës, Sam Bankman-Fried është në gjyq. Vjedhja, e cila ndodhi në ditën kur FTX-I falimentoi, mbetet mister, duke ngritur dyshime për përfshirje të mundshme të personave të brendshëm.

Bitmain pezullon pagesat e punonjësve

Bitmain, prodhuesi kryesor i minatorëve ASIC, ka pezulluar përkohësisht pagesat e punonjësve për shtatorin dhe ka shkurtuar të gjitha “bonuset dhe stimujt” për stafin e tij. Kompania po përballet me vështirësi financiare për shkak të mungesës së fluksit pozitiv të parasë për muajin shtator dhe rënies së porosive për ASIC të reja.

Banka e madhe parashikon që çmimi i Ethereum të rritet rreth 500%

Banka globale, Standard Chartered parashikon se vlera e Ethereum mund të rritet mbi pesëfish deri në vitin 2026. Geoff Kendrick, kreu i kërkimit të aseteve dixhitale, tha se Ethereum mund të arrijë 8,000 dollarë në dy vitet e ardhshme për shkak të përdorimit të tij në zgjerim në lojërat e bazuara në Blockchain dhe tokenizimin e aseteve tradicionale.

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...