Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on November 27, 2023 by Vial

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron se zgjidhja e rastit me Binance do të sjell lajme të mira për industrinë e kriptomonedhave. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Binance dhe CEO CZ pranojnë fajësinë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rënë dakord për një marrëveshje me Binance pasi ajo u deklarua fajtore për akuzat për pastrim parash, transmetim të palicensuar parash dhe shkelje të sanksioneve. Si pjesë e marrëveshjes, Binance ka rënë dakord të paguajë gjoba me vlerë 4.3 miliard dollarë. Changpeng Zhao ka dhënë dorëheqjen si CEO i bursës dhe po përballet me 10 vite burg.

Çmimi i Bitcoin luhatet nga lajmet lidhur me Binance

Pas një jave të paqëndrueshme, tregu i kriptomonedhave u rrit, duke treguar forcë në këtë trend rritës. Konfirmimi i lajmit për pranimin e fajësisë së Binance dhe gjobën prej 4.3 miliard dollarësh tronditën për pak kohë tregjet, duke përfshirë një rënie të shpejtë prej 6% për Bitcoin-in por brenda 24 orëve, çmimi i BTC rifitoj vlerën bazë të tij dhe vazhdoi më lart.

Zgjidhja e problemeve me Binance do të thotë lajm të mirë për kriptot

Banka e investimeve, JPMorgan thotë se rezultatet nga rasti i Binance do të sjellin lajme pozitive në sektorin e kriptove, pasi kjo do të eliminojë rrezikun e mundshëm sistemik nga një kolaps hipotetik i Binance. Për më tepër, shumë komentues të industrisë besojnë se zgjidhja e Binance me Shtetet e Bashkuara është pengesa përfundimtare në rrugën drejt aprovimeve të Bitcoin ETF.

Kraken përballet me një padi të re

Bursa kryesor e kriptomonedhave Kraken, përballet me një padi të SEC për funksionimin si një bursë e paregjistruar letrash me vlerë. Kraken thotë se ka në plan të mbrojë qëndrimin e saj. Duke u përplasur me shtytjen e SEC për mbikëqyrjen federale, Kraken deklaroi “Veprimi i Kongresit nga ligjvënësit e zgjedhur, jo zbatimi i agjencisë, është rruga e duhur për krijimin e ligjit të ri…”. Ish-CEO i Kraken, Jesse Powell, paralajmëroi firmat e tjera të kriptomonedhave që nëse nuk mund të përballojnë një padi prej 100 milion dollarësh, më mirë të largohen nga SHBA.

Tether bashkëpunon me Shërbimin Sekret Amerikan

Emetuesi USDT, Tether, ka ngrirë 225 milion dollarë të lidhura me një grup trafikimi njerëzor në Azinë Juglindore. Duke vepruar në bazë të një kërkese të Shërbimit Sekret të SHBA-së, Tether bashkëpunoi në një hetim njëmujor me DOJ dhe OKX Exchange, ku tokenat e ngrira ishin të lidhura me një sindikatë ndërkombëtare të trafikimit të qenieve njerëzore të përfshirë në një mashtrim global.

Miliona të vjedhura në hakimin e HTX

Rreth 115 milion dollarë deri më tani janë vjedhur nga hakerat që kanë shfrytëzuar dy platforma të kriptomonedhave të lidhura me sipërmarrësin Justin Sun. HTX, i njohur më parë si Huobi dhe Heco Chain, ishte në shënjestër të hakerëve që vodhën kriptomonedha me vlerë përkatësisht 30 milion dollarë dhe 85 milion dollarë. Cmimi i tokenit HBTC ra mbi 5% brenda 24 orëve nga zbulimi i hakimit.

Ekspozohen prodhuesit sekret të kriptomonedhave

Forbes ka zbuluar faqet sekrete të prodhuesve të Bitcoin-it në Butan duke përdorur imazhe satelitore, duke zbuluar operacione shtetërore në qytete të. Agjencia qeveritare që mbikëqyr sipërmarrjet e kriptomonedhave të Butanit nuk zbuloi detaje, por konfirmoi ekzistencën e tyre. Operacionet e prodhuesve, vendimtare për Butanin mes të ardhurave në rënie, mbeten disi klandestine, duke ngritur pyetje në lidhje me ndikimin e tyre financiar në të ardhmen.

Përdoruesi i Bitcoin paguan tarifa me vlerë miliona dollarë

Të dhënat kanë zbuluar një incident tronditës ku një përdorues i Bitcoin pa dashje pagoi një tarifë prej 83.65 BTC, që arrin në një gabim të kushtueshëm prej 3.1 milion dollarë, për një transaksion të vetëm. Gabimi ndodhi në një bllok të minuar nga Antpool, duke shënuar tarifën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Blockchain-in e Bitcoin-it. Zgjidhja për gabimin e përdoruesit mbetet e paqartë.

Posted under: News

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on November 20, 2023 by Vial

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në Coinbase ndërsa drejtuesit e një biznesi lidhur me Binance rrëmbehet dhe detyrohet të vjedhë nga Binance. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Tether investon në prodhimin e Bitcoin-eve

Emetuesi kryesor i monedhës së qëndrueshme (stablecoin), Tether, po investon 500 milion dollarë në operacionet e prodhimit të Bitcoin-eve, duke synuar të bëhet një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë. Firma po ndërton objekte në Amerikën Jugore dhe Qendrore me planin ambicioz për të kontribuar me 1% të fuqisë totale të rrjetit të Bitcoin-it. Tether zbuloi një suficit prej 3 miliard dollarësh në raportin e fundit.

Vendimet e Bitcoin ETF përballen me vonesa

Mes pritjeve të zgjatura për miratimin e ETF-ve, SEC ka shtyrë sërish vendimet për aplikimet lidhur me Bitcoin ETF. Shtyrjet prekin aplikimiet ETF nga Hashdex, Global X dhe Franklin Templeton. Aplikimi i Grayscale për Ethereum ETF u vonua gjithashtu. Afati i fundit për Franklin Templeton supozohej të ishte 17 nëntori dhe për Global X 21 nëntori, por me këto vonesa të reja, ndoshta nuk do të shohim asnjë vendim të merret para fundit të vitit.

Tregu manipulohet si pasojë e statuseve të rreme

XRP u rrit me 12% në 25 minuta pasi një status i rrem i cili lidhej me një aplikim të BlackRock për XRP ETF, duke shkaktuar lëvizje të shpejta të çmimeve dhe duke çuar në likuidimin e 5 milion dollarëve. Pavarësisht paqëndrueshmërisë, optimizmi vazhdon për XRP pasi zhvillimet ligjore dhe partneritetet ndërkufitare të Ripple intrigojnë komunitetin e kriptomonedhave. Ndërkohë, BlackRock ka aplikuar zyrtarisht për një Ethereum ETF këtë javë duke emëruar Coinbase si kujdestarin e tij siç ishte parashikuar nga tregu bazuar në dosjet e mëparshme.

Çmimi i Worldcoin ulet si pasoj e dorëheqjes së CEO-s të OpenAI

Pas një njoftimi nga krijuesi i ChatGPT OpenAI, se Sam Altman ka dhënë dorëheqjen si CEO, Worldcoin, një projekt kriptomonedhash prej 200 milion dollarësh i mbështetur nga Altman, pësoi një rënie prej 13%. Në një letër të hapur drejtuar publikut, OpenAI zbuloi se bordi i saj ka arritur një konsensus se nuk ka më besim në aftësinë e Altman për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI.

Fondi i pensioneve të Koresë së Jugut investon në Coinbase

Regjistrimet rregullatore të SHBA zbuluan se Shërbimi Kombëtar i Pensioneve të Koresë së Jugut bleu aksione të Coinbase me vlerë 20 milion dollarë gjatë tremujorit të tretë, duke shënuar lëvizjen e tij inauguruese në kompaninë e kriptomonedhës. Fondi publik i pensioneve së Koresë së Jugut është i treti më i madhi në botë dhe mbulon shtetasit koreanë dhe banorët e huaj në vend.

Riemërohet një nga protokollet e huadhënies me profil të lartë

Protokolli i huadhënies së profilit të lartë, Aave, po riemërohet në Avara, siç njoftoi themeluesi Stani Kulechov. Avara ndau gjithashtu blerjen e saj strategjike të Los Feliz Engineering, ekipi që qëndron pas portofolit të kriptomonedhave Family. Aave mban gati 8.7 miliard dollarë likuiditet në tetë rrjete, duke përfshirë Ethereum, Avalanche, Optimism dhe Polygon.

Dapper Labs zbulon një platformë NFT-ish

Dapper Labs ka zbuluar listën e pritjes për Disney Pinnacle, një platformë NFT-ish që premton të transformojë hobin tradicional “pin-collecting” në një përvojë dixhitale me personazhe të Disney, Pixar dhe Star Wars. Dapper Labs është i njohur për koleksionin e tij të suksesshëm NBA Top Shots që pa NFT-të të kalojnë në trendin kryesor në vitin 2021.

Binance ndërhyn në tentativën për vjedhje

Drejtuesit e një biznesi të lidhur me Binance u rrëmbyen në Mal të Zi dhe u detyruan të kryenin një vjedhje me vlerë rreth 12.5 milion dollarësh, por Binance arriti të ngrijë 11.8 milion dollarë nga fondet e vjedhura të gjurmuara në një portofol Tron. Changpeng Zhao, CEO i Binance theksoi nevojën për ekuilibër në parandalimin e konfiskimeve të tilla dhe ndërsa u vlerësua për veprimin e shpejtë, Binance përballet me një kontroll të vazhdueshëm nga rregullatorët.

Posted under: News

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on November 13, 2023 by Vial

Bursat e kriptomonedhave të falimentuara mund të filloj shërbimet përsëri. Robinhood po zgjerohet në tregje të reja. Investitorët tashmë janë më oprimist për shkak të lajmeve lidhur me ETF-et ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Tregu i kriptomonedhave reagon ndaj optimizmit të shtuar

Bitcoin arriti çmimin më të lartë prej 18 muajsh pasi optimizmi u përhap në të gjithë tregun e kriptomonedhave. Rritja e çmimeve shkaktoi likuidime me vlerë rreth 50 milion dollarë në vetëm 4 orë, duke rritur më tej çmimin e Bitcoin-it, i cili këtë vit është rritur me 120%. Altcoin-et gjithashtu u rritën me mbi 16%. Dominimi i Bitcoin-it, ose pjesa e tij në kapitalin total të tregut të kriptomonedhave, tani qëndron në 49%, duke sinjalizuar ekspozimin e investitorëve ndaj kriptomonedhave të tjera në treg.

Rigjallërohet bursa e kriptomonedhës së falimentuar

Kryetari i SEC Gary Gensler sugjeroi mundësinë e ringjalljes së FTX-it nën udhëheqjen e re, duke theksuar nevojën për transparencë dhe besimin e investitorëve. Raportet tregojnë se Tom Farley, ish-president i NYSE, është në listën e blerësve potencialë për bursën e falimentuar. Ndërkohë, gjyqtari që mbikëqyr çështjen e falimentimit të Celsius Network po i kërkon SEC të përshpejtojë vendimin e saj nëse do të lejojë Celsius të shndërrohet në një firmë prodhuese kriptomonedhash, si pjesë e një plani për të shlyer pjesërisht klientët e saj, disa prej të cilëve u janë ngrirë llogaritë që nga qershori i vitit 2022.

Robinhod zgjeron shërbimet për tregtimin e kriptomonedhave

Platforma amerikane e tregtimit Robinhood po zgjeron shërbimet e saj të tregtimit të kriptomonedhave në Bashkimin Evropian dhe do të nisë operacionet e brokerimit në MB në javët e ardhshme. Robinhood po ecën përpara me zgjerimin e saj pasi disa firma po pezullojnë shërbimet për klientët në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të rregullave të reja të promovimit të zbatuara në tetor, që kërkojnë etiketa të qarta rreziku dhe ndryshime të sistemit.

Binance lançon portofolin Web3

Binance ka lançuar një portofol të ri kriptomonedhash, i cili është i aksesueshëm përmes aplikacionit cellular të Binance. CEO Changpeng Zhao theksoi rëndësinë e portofoleve Web3 si më shumë sesa thjesht për ruajtje të kriptove, por se “ato janë një pjesë integrale e kornizës Web3, duke fuqizuar individët me aftësinë për financim të pavarur”. Portofoli përdor llogaritjen shumëpalëshe: ndarjen e çelësave privatë në tre pjesë për të rritur sigurinë duke ulur ekspozimin ndaj rreziqeve.

Investitorët tashmë janë më oprimist për shkak të lajmeve lidhur me ETF-et

Komisioni Amerikan i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë ka hapur bisedimet me Grayscale për të kthyer GBTC në një Bitcoin ETF. Rivlerësimi i agjencisë shkaktoi optimizëm të përgjithshëm në tregun e kriptomonedhave, pasi një vendim gjykate e cilësoi refuzimin e mëparshëm arbitrar dhe kapriçioz. Përveç kësaj, BlackRock regjistroi iShares Ethereum Trust, duke sinjalizuar një Ethereum ETF të mundshëm, duke nxitur një rritje të çmimit të Ethereum-it.

XRP kalon mbi BNB në renditjen e Altcoin-eve

XRP i Ripple kaloi shkurtimisht BNB-në e Binance si tokeni i katërt më i madh sipas kapitalit të tregut, me një rritje çmimi 11% në një ditë të vetme. Rritja e çmimeve u shkaktua nga njoftimi i Ripple për bashkëpunimin e saj me Onafriq për zgjerimin e dërgesave në Afrikë, MB dhe Australi. Partneriteti hap korridoret e reja të pagesave të bazuara në blockchain, duke shërbyer në mbi 400 milion kuleta celulare.

400 projekte mashtrimi janë lidhur me Grok AI të Musk

Pavarësisht deklaratës së Elon Musk se kompanitë e tij nuk do të krijojnë kriptomonedha, mbi 400 tokena mashtrimi të lidhura me AI-n e tij të re, Grok, janë shfaqur tashmë, duke grumbulluar mbi 10 milion dollarë në treg. Të paktën 10 tokena Grok shkaktuan një humbje prej 1 milion dollarë. Në të kundërt, një raport i ri tregon ritmin më të ngadaltë të krijimit të altcoin-eve në 3 vjet për shkak të uljes së financimit për projektet blockchain.

Modelet e AI tejkalojnë fitimet e strategjisë HODL me 300%

Studiuesit akademikë nga dy universitete greke kanë mbështetur atë që quhet “Hipoteza e tregut efikas për tregtimin e Bitcoin-it”. Ata argumentojnë se modelet e tyre të AI të bazuara në teorinë e diskutueshme mund të tejkalojnë strategjinë hodl me gati 300% në portofolet e simuluara të kriptomonedhave, duke u mundësuar investitorëve të arrijnë fitime më të larta sesa me një strategji tradicionale të blerjes dhe mbajtjes, edhe pse vetëm në teori.

Posted under: News

Lajme të mira për industrinë e kriptomonedhave

Posted on November 6, 2023 by Vial

Sam Bankman-Fried u shpall fajtor për të gjitha akuzat. Elon Musk zbulon planet për X. Hong Kong-u vazhdon planet për kriptomonedhat ndërsa Argjentina propozon plane për përdorimine energjisë së gazit natyror në prodhimin e Bitcoin-eve. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

SBF shpallet fajtor për të gjitha akuzat

Ish-CEO i FTX-it, Sam Bankman-Fried, u shpall fajtor për të shtatë akuzat e ngritura kundër tij, akuza të cilat përfshijnë mashtrimet dhe pastrimin e parave. Rasti i SBF është një nga rastet më të mëdha të mashtrimit financiar në histori. Një juri e gjykatës federale në Manhattan e dënoi atë në vetëm pesë orë me akuzën se ai vodhi 8 miliardë dollarë nga përdoruesit e buesës. SBF tani pret dënimin dhe përballet me 110 vite burgim.

Rekord fluksi parash në industrinë e kriptomonedhave

Produktet e investimeve të aseteve dixhitale, si Bitcoin ETF, kanë parë flukset më të mëdha javore që nga korriku 2022. Fondet sollën 326 milion dollarë ndërsa pritshmëritë u rritën që Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) i SHBA-së është gati të miratojë një fond të tregtueshëm (Bitcoin ETF). Flukset më të mëdha hyrëse këtë javë erdhën nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra, ndërsa SHBA-ja regjistroi 12% të fluksit të parave në indsutri.

PayPal merr thirrje nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) ka lëshuar një thirrje për PayPal në lidhje me monedhën e saj të qëndrueshme të lidhur me dollarë, PYUSD. PayPal lançoi stablecoin në gusht, monedhë e cila mbështetet plotësisht nga depozitat në dollarë amerikanë, thesare afatshkurtra dhe ekuivalente të ngjashme me ato të parave. Monedha aktualisht ka një kapital tregu me vlerë rreth 150 milion dollarë.

Zbulohen planet për X

Elon Musk zbuloi planet e tij për të transformuar platformën e tij të mediave sociale, X në një qendër financiare gjithëpërfshirëse. Musk synon të prezantojë shërbime të reja financiare vitin e ardhshëm, duke parashikuar një platformë që përfshin çdo aspekt të jetës financiare të përdoruesve, duke përfshirë paratë dhe letrat me vlerë. Musk nuk specifikoi përfshirjen e Blockchain, por tha se me X, nuk do të keni nevojë për një llogari bankare.

Vazhdon plani i Hong Kongut për kriptomonedhat

Visa, HSBC dhe Hang Seng Bank arritën një moment historik me programin e tyre pilot Digital Hong Kong Dollar, duke ofruar pagesa më të shpejta, menaxhim të përmirësuar të rrezikut dhe transparencë të përmirësuar të transaksioneve. Sekretari Financiar i Hong Kongut tha se skandali i fundit i JPEX, që përfshiu 2500 qytetarë që u mashtruan, mashtrim që arriti vlerën e 165 milion dollarëve, nuk do të dëmtojë vizionin afatgjatë të Hong Kongut për kriptomonedhat.

Argjentina propozon planin për të ndihmuar në prodhimin e Bitcoin-eve

Argjentina po shqyrton idenë e bashkimit të Bitcoin-it dhe menaxhimit të energjisë në përputhje me një prirje globale në zhvillim. Sergio Massa, kandidati për president në Argjentinë, propozon përdorimin e gazit natyror i cili prodhohet në Vaca Muerta për të ushqyer makineritë e prodhimit të Bitcoin-it. Plani synon të ripërdor gazin e tepërt i cili aktualisht shpërdorohet, në energji elektrike për të fuqizuar operacionet e prodhimit të Bitcoin-it.

Cathie Wood: Bitcoin është mbrojtja e re ndaj fenomeneve monetare

Kreu i Ark Invest, Cathie Wood beson se deflacioni mund të jetë një kërcënim më i madh se inflacioni, por që Bitcoin mund të shërbejë si një mbrojtje kundër të dyjave. Kur u pyet për zgjedhjen e saj për 10 vitet e ardhshme, Wood zgjodhi me vendosmëri Bitcoin-in, duke thënë se ari tashmë ka kërkesën e tij, ndërsa Bitcoin-i është një asset i ri dhe dixhital, duke thënë se brezat e rinj do të preferonin të zotëronin më shumë Bitcoin-in sesa ari-in.

Posted under: News