Lajme të mira për industrinë e kriptomonedhave

Sam Bankman-Fried u shpall fajtor për të gjitha akuzat. Elon Musk zbulon planet për X. Hong Kong-u vazhdon planet për kriptomonedhat ndërsa Argjentina propozon plane për përdorimine energjisë së gazit natyror në prodhimin e Bitcoin-eve. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

SBF shpallet fajtor për të gjitha akuzat

Ish-CEO i FTX-it, Sam Bankman-Fried, u shpall fajtor për të shtatë akuzat e ngritura kundër tij, akuza të cilat përfshijnë mashtrimet dhe pastrimin e parave. Rasti i SBF është një nga rastet më të mëdha të mashtrimit financiar në histori. Një juri e gjykatës federale në Manhattan e dënoi atë në vetëm pesë orë me akuzën se ai vodhi 8 miliardë dollarë nga përdoruesit e buesës. SBF tani pret dënimin dhe përballet me 110 vite burgim.

Rekord fluksi parash në industrinë e kriptomonedhave

Produktet e investimeve të aseteve dixhitale, si Bitcoin ETF, kanë parë flukset më të mëdha javore që nga korriku 2022. Fondet sollën 326 milion dollarë ndërsa pritshmëritë u rritën që Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) i SHBA-së është gati të miratojë një fond të tregtueshëm (Bitcoin ETF). Flukset më të mëdha hyrëse këtë javë erdhën nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra, ndërsa SHBA-ja regjistroi 12% të fluksit të parave në indsutri.

PayPal merr thirrje nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) ka lëshuar një thirrje për PayPal në lidhje me monedhën e saj të qëndrueshme të lidhur me dollarë, PYUSD. PayPal lançoi stablecoin në gusht, monedhë e cila mbështetet plotësisht nga depozitat në dollarë amerikanë, thesare afatshkurtra dhe ekuivalente të ngjashme me ato të parave. Monedha aktualisht ka një kapital tregu me vlerë rreth 150 milion dollarë.

Zbulohen planet për X

Elon Musk zbuloi planet e tij për të transformuar platformën e tij të mediave sociale, X në një qendër financiare gjithëpërfshirëse. Musk synon të prezantojë shërbime të reja financiare vitin e ardhshëm, duke parashikuar një platformë që përfshin çdo aspekt të jetës financiare të përdoruesve, duke përfshirë paratë dhe letrat me vlerë. Musk nuk specifikoi përfshirjen e Blockchain, por tha se me X, nuk do të keni nevojë për një llogari bankare.

Vazhdon plani i Hong Kongut për kriptomonedhat

Visa, HSBC dhe Hang Seng Bank arritën një moment historik me programin e tyre pilot Digital Hong Kong Dollar, duke ofruar pagesa më të shpejta, menaxhim të përmirësuar të rrezikut dhe transparencë të përmirësuar të transaksioneve. Sekretari Financiar i Hong Kongut tha se skandali i fundit i JPEX, që përfshiu 2500 qytetarë që u mashtruan, mashtrim që arriti vlerën e 165 milion dollarëve, nuk do të dëmtojë vizionin afatgjatë të Hong Kongut për kriptomonedhat.

Argjentina propozon planin për të ndihmuar në prodhimin e Bitcoin-eve

Argjentina po shqyrton idenë e bashkimit të Bitcoin-it dhe menaxhimit të energjisë në përputhje me një prirje globale në zhvillim. Sergio Massa, kandidati për president në Argjentinë, propozon përdorimin e gazit natyror i cili prodhohet në Vaca Muerta për të ushqyer makineritë e prodhimit të Bitcoin-it. Plani synon të ripërdor gazin e tepërt i cili aktualisht shpërdorohet, në energji elektrike për të fuqizuar operacionet e prodhimit të Bitcoin-it.

Cathie Wood: Bitcoin është mbrojtja e re ndaj fenomeneve monetare

Kreu i Ark Invest, Cathie Wood beson se deflacioni mund të jetë një kërcënim më i madh se inflacioni, por që Bitcoin mund të shërbejë si një mbrojtje kundër të dyjave. Kur u pyet për zgjedhjen e saj për 10 vitet e ardhshme, Wood zgjodhi me vendosmëri Bitcoin-in, duke thënë se ari tashmë ka kërkesën e tij, ndërsa Bitcoin-i është një asset i ri dhe dixhital, duke thënë se brezat e rinj do të preferonin të zotëronin më shumë Bitcoin-in sesa ari-in.

Lajme të mira për industrinë e kriptomonedhave

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...