Bursat e kriptomonedhave të falimentuara mund të filloj shërbimet përsëri. Robinhood po zgjerohet në tregje të reja. Investitorët tashmë janë më oprimist për shkak të lajmeve lidhur me ETF-et ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.
Tregu i kriptomonedhave reagon ndaj optimizmit të shtuar
Bitcoin arriti çmimin më të lartë prej 18 muajsh pasi optimizmi u përhap në të gjithë tregun e kriptomonedhave. Rritja e çmimeve shkaktoi likuidime me vlerë rreth 50 milion dollarë në vetëm 4 orë, duke rritur më tej çmimin e Bitcoin-it, i cili këtë vit është rritur me 120%. Altcoin-et gjithashtu u rritën me mbi 16%. Dominimi i Bitcoin-it, ose pjesa e tij në kapitalin total të tregut të kriptomonedhave, tani qëndron në 49%, duke sinjalizuar ekspozimin e investitorëve ndaj kriptomonedhave të tjera në treg.
Rigjallërohet bursa e kriptomonedhës së falimentuar
Kryetari i SEC Gary Gensler sugjeroi mundësinë e ringjalljes së FTX-it nën udhëheqjen e re, duke theksuar nevojën për transparencë dhe besimin e investitorëve. Raportet tregojnë se Tom Farley, ish-president i NYSE, është në listën e blerësve potencialë për bursën e falimentuar. Ndërkohë, gjyqtari që mbikëqyr çështjen e falimentimit të Celsius Network po i kërkon SEC të përshpejtojë vendimin e saj nëse do të lejojë Celsius të shndërrohet në një firmë prodhuese kriptomonedhash, si pjesë e një plani për të shlyer pjesërisht klientët e saj, disa prej të cilëve u janë ngrirë llogaritë që nga qershori i vitit 2022.
Robinhod zgjeron shërbimet për tregtimin e kriptomonedhave
Platforma amerikane e tregtimit Robinhood po zgjeron shërbimet e saj të tregtimit të kriptomonedhave në Bashkimin Evropian dhe do të nisë operacionet e brokerimit në MB në javët e ardhshme. Robinhood po ecën përpara me zgjerimin e saj pasi disa firma po pezullojnë shërbimet për klientët në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të rregullave të reja të promovimit të zbatuara në tetor, që kërkojnë etiketa të qarta rreziku dhe ndryshime të sistemit.
Binance lançon portofolin Web3
Binance ka lançuar një portofol të ri kriptomonedhash, i cili është i aksesueshëm përmes aplikacionit cellular të Binance. CEO Changpeng Zhao theksoi rëndësinë e portofoleve Web3 si më shumë sesa thjesht për ruajtje të kriptove, por se “ato janë një pjesë integrale e kornizës Web3, duke fuqizuar individët me aftësinë për financim të pavarur”. Portofoli përdor llogaritjen shumëpalëshe: ndarjen e çelësave privatë në tre pjesë për të rritur sigurinë duke ulur ekspozimin ndaj rreziqeve.
Investitorët tashmë janë më oprimist për shkak të lajmeve lidhur me ETF-et
Komisioni Amerikan i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë ka hapur bisedimet me Grayscale për të kthyer GBTC në një Bitcoin ETF. Rivlerësimi i agjencisë shkaktoi optimizëm të përgjithshëm në tregun e kriptomonedhave, pasi një vendim gjykate e cilësoi refuzimin e mëparshëm arbitrar dhe kapriçioz. Përveç kësaj, BlackRock regjistroi iShares Ethereum Trust, duke sinjalizuar një Ethereum ETF të mundshëm, duke nxitur një rritje të çmimit të Ethereum-it.
XRP kalon mbi BNB në renditjen e Altcoin-eve
XRP i Ripple kaloi shkurtimisht BNB-në e Binance si tokeni i katërt më i madh sipas kapitalit të tregut, me një rritje çmimi 11% në një ditë të vetme. Rritja e çmimeve u shkaktua nga njoftimi i Ripple për bashkëpunimin e saj me Onafriq për zgjerimin e dërgesave në Afrikë, MB dhe Australi. Partneriteti hap korridoret e reja të pagesave të bazuara në blockchain, duke shërbyer në mbi 400 milion kuleta celulare.
400 projekte mashtrimi janë lidhur me Grok AI të Musk
Pavarësisht deklaratës së Elon Musk se kompanitë e tij nuk do të krijojnë kriptomonedha, mbi 400 tokena mashtrimi të lidhura me AI-n e tij të re, Grok, janë shfaqur tashmë, duke grumbulluar mbi 10 milion dollarë në treg. Të paktën 10 tokena Grok shkaktuan një humbje prej 1 milion dollarë. Në të kundërt, një raport i ri tregon ritmin më të ngadaltë të krijimit të altcoin-eve në 3 vjet për shkak të uljes së financimit për projektet blockchain.
Modelet e AI tejkalojnë fitimet e strategjisë HODL me 300%
Studiuesit akademikë nga dy universitete greke kanë mbështetur atë që quhet “Hipoteza e tregut efikas për tregtimin e Bitcoin-it”. Ata argumentojnë se modelet e tyre të AI të bazuara në teorinë e diskutueshme mund të tejkalojnë strategjinë hodl me gati 300% në portofolet e simuluara të kriptomonedhave, duke u mundësuar investitorëve të arrijnë fitime më të larta sesa me një strategji tradicionale të blerjes dhe mbajtjes, edhe pse vetëm në teori.
