Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në Coinbase ndërsa drejtuesit e një biznesi lidhur me Binance rrëmbehet dhe detyrohet të vjedhë nga Binance. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.
Tether investon në prodhimin e Bitcoin-eve
Emetuesi kryesor i monedhës së qëndrueshme (stablecoin), Tether, po investon 500 milion dollarë në operacionet e prodhimit të Bitcoin-eve, duke synuar të bëhet një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë. Firma po ndërton objekte në Amerikën Jugore dhe Qendrore me planin ambicioz për të kontribuar me 1% të fuqisë totale të rrjetit të Bitcoin-it. Tether zbuloi një suficit prej 3 miliard dollarësh në raportin e fundit.
Vendimet e Bitcoin ETF përballen me vonesa
Mes pritjeve të zgjatura për miratimin e ETF-ve, SEC ka shtyrë sërish vendimet për aplikimet lidhur me Bitcoin ETF. Shtyrjet prekin aplikimiet ETF nga Hashdex, Global X dhe Franklin Templeton. Aplikimi i Grayscale për Ethereum ETF u vonua gjithashtu. Afati i fundit për Franklin Templeton supozohej të ishte 17 nëntori dhe për Global X 21 nëntori, por me këto vonesa të reja, ndoshta nuk do të shohim asnjë vendim të merret para fundit të vitit.
Tregu manipulohet si pasojë e statuseve të rreme
XRP u rrit me 12% në 25 minuta pasi një status i rrem i cili lidhej me një aplikim të BlackRock për XRP ETF, duke shkaktuar lëvizje të shpejta të çmimeve dhe duke çuar në likuidimin e 5 milion dollarëve. Pavarësisht paqëndrueshmërisë, optimizmi vazhdon për XRP pasi zhvillimet ligjore dhe partneritetet ndërkufitare të Ripple intrigojnë komunitetin e kriptomonedhave. Ndërkohë, BlackRock ka aplikuar zyrtarisht për një Ethereum ETF këtë javë duke emëruar Coinbase si kujdestarin e tij siç ishte parashikuar nga tregu bazuar në dosjet e mëparshme.
Çmimi i Worldcoin ulet si pasoj e dorëheqjes së CEO-s të OpenAI
Pas një njoftimi nga krijuesi i ChatGPT OpenAI, se Sam Altman ka dhënë dorëheqjen si CEO, Worldcoin, një projekt kriptomonedhash prej 200 milion dollarësh i mbështetur nga Altman, pësoi një rënie prej 13%. Në një letër të hapur drejtuar publikut, OpenAI zbuloi se bordi i saj ka arritur një konsensus se nuk ka më besim në aftësinë e Altman për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI.
Fondi i pensioneve të Koresë së Jugut investon në Coinbase
Regjistrimet rregullatore të SHBA zbuluan se Shërbimi Kombëtar i Pensioneve të Koresë së Jugut bleu aksione të Coinbase me vlerë 20 milion dollarë gjatë tremujorit të tretë, duke shënuar lëvizjen e tij inauguruese në kompaninë e kriptomonedhës. Fondi publik i pensioneve së Koresë së Jugut është i treti më i madhi në botë dhe mbulon shtetasit koreanë dhe banorët e huaj në vend.
Riemërohet një nga protokollet e huadhënies me profil të lartë
Protokolli i huadhënies së profilit të lartë, Aave, po riemërohet në Avara, siç njoftoi themeluesi Stani Kulechov. Avara ndau gjithashtu blerjen e saj strategjike të Los Feliz Engineering, ekipi që qëndron pas portofolit të kriptomonedhave Family. Aave mban gati 8.7 miliard dollarë likuiditet në tetë rrjete, duke përfshirë Ethereum, Avalanche, Optimism dhe Polygon.
Dapper Labs zbulon një platformë NFT-ish
Dapper Labs ka zbuluar listën e pritjes për Disney Pinnacle, një platformë NFT-ish që premton të transformojë hobin tradicional “pin-collecting” në një përvojë dixhitale me personazhe të Disney, Pixar dhe Star Wars. Dapper Labs është i njohur për koleksionin e tij të suksesshëm NBA Top Shots që pa NFT-të të kalojnë në trendin kryesor në vitin 2021.
Binance ndërhyn në tentativën për vjedhje
Drejtuesit e një biznesi të lidhur me Binance u rrëmbyen në Mal të Zi dhe u detyruan të kryenin një vjedhje me vlerë rreth 12.5 milion dollarësh, por Binance arriti të ngrijë 11.8 milion dollarë nga fondet e vjedhura të gjurmuara në një portofol Tron. Changpeng Zhao, CEO i Binance theksoi nevojën për ekuilibër në parandalimin e konfiskimeve të tilla dhe ndërsa u vlerësua për veprimin e shpejtë, Binance përballet me një kontroll të vazhdueshëm nga rregullatorët.
