Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on December 4, 2023 by Vial

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një rritje masive të çmimit të Bitcoin-it shumë më shpejt sesa mendohej fillimisht. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Rritjet e altcoin-eve tejkalojnë Bitcoin-in

Bitcoin arriti në 39,000 dollarë këtë javë, çmimi i tij më i lartë që nga prilli 2022, por rritja e çmimeve për shumë altcoine që tejkalojnë BTC-në nxitën thirrjet për një sezon altcoin-esh. AVAX, u rrit 97% ndërsa JPMorgan po teston tokenizimin e aseteve në rrjetin e saj. Përveç AVAX, Helium, Blur dhe Rune ishin ndër altcoinët me performancën më të mirë, duke  dyfishuar vlerën e tyre në vetëm një muaj.

Lajme të mëdha për tokenin MOON të Reddit

Platforma sociale Reddit ka arritur një moment historik duke përfunduar decentralizimin e tokenit të saj MOON. Duke hequr dorë nga kontrolli i kontratës së shpërndarjes, furnizimi i monedhave MOON kufizohet dhe siguron që nuk mund të bëhen modifikime të mëtejshme në atë kontratë, duke e vendosur MOON si një entitet plotësisht të decentralizuar. Çmimi i monedhës së Reddit reagoi pozitivisht ndaj lajmit, duke pasur një rritje prej 150%.

MicroStrategy blen Bitcoin

Microstrategy, bleu rreth 16,000 Bitcoin në nëntor, me vlerë rreth 600 milion dollarë, duke rritur kështu zotërimet e saj me 10%. Korporata tani zotëron 175,000 Bitcoin të blerë me një çmim mesatar prej rreth 30,000 dollarësh për monedhë dhe blerja e nëntorit shënon një përshpejtim të korporatës në aktivitetet e blerjes së Bitcoin-eve.

Çmimi i aksioneve të Coinbase trefishohet

Aksionet e Coinbase u rritën me 62% këtë muaj, duke treguar rritje të besimit të Wall Street në bursën kryesor të kriptomonedhave në SHBA. Mes çështjeve ligjore të Binance, investitorët parashikojnë rritje të aktivitetit për Coinbase, duke kontribuar në rritjen e trefishtë të aksioneve në vitin 2023. Analistët thonë se Coinbase është në pozicionin e saj më të mirë, pasi i ka mbijetuar lëkundjes së industrisë gjatë dy viteve të fundit.

FTX do të shes asetet që zotëron në Grayscale

FTX mori miratimin nga gjykata e falimentimit për të shitur asetet e saj me vlerë 744 milion dollarë të investuara në Grayscale për të mbledhur para dhe për të shlyer kreditorët, të cilëve u detyrohet miliarda dollarë. Që kur FTX paraqiti për falimentim vitin e kaluar mes akuzave për mashtrim, këshilltarët e kompanisë kanë zgjidhur një rrjet kompleks borxhesh që u detyrohen kreditorëve të ndryshëm. Deri më tani janë rikuperuar 7 miliardë dollarë nga asetet e shitura.

Një tjetër superstar paditet për reklamimin e NFT-ve

Cristiano Ronaldo përballet me një padi prej 1 miliard dollarësh për promovimin e koleksionit të tij NFT në Binance. Koleksioni përmbante statuja të animuara që përshkruanin momente kyçe në jetën e futbollistit, me disa NFT të shitura deri në 10,000 dollarë. Paditësit në këtë çështje pretendojnë se promovimi i Ronaldos çoi në investime të kushtueshme dhe të rrezikshme, duke e akuzuar atë për deklarata mashtruese në lidhje me promovimet e Binance.

Rritet çmimi i tokenave lidhur me AI

Kriptomonedhat e lidhura me AI u rritën me 2 miliardë dollarë në më pak se dy javë, me tokenat kryesore që arritën rritje të konsiderueshme. Veçanërisht, tokeni TAO e Bittensor u rrit me 86% në dy javët e fundit. Tokeni FET i Fetch.AI, e specializuar në zgjidhjet e të dhënave të fuqizuara nga AI, u rrit me 46%, ndërsa Covalent, e cila ofron akses të unifikuar të të dhënave në Blockchain, u rrit me 42%.

Standard Chartered parashikon rritje të konsiderueshme për kriptomonedhat

Standard Chartered Bank ka rishikuar parashikimin e saj në të cilën Bitcoin-I do të arrinte 100,000 dollarë përpara Bitcoin Halving, duke përmendur rritjen e optimizmit për shkak të prezantimeve të Bitcoin ETF në SHBA. Geoff Kendrick, kreu i kërkimit të kriptomonedhave, iu referua një burimi lidhur me kriptomonedhat theksoi dominimin e Bitcoin-it dhe grumbullimin e prodhuesve të Bitcoin-it si faktorë nxitës për rritjen e vlerës së tij.

Posted under: News