Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave
Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, pra çka mund të ndodh nëse SHBA-ja falimenton? Edhe me stabilitetin aktual, falimentimi i mundshëm i ekonomisë së SHBA-së është një problem i madh. USDT dhe USDC, janë bërë ‘zemra dhe shpirti’ i DeFi me një vëllim masiv transaksionesh.
Mohim përgjegjësie: Jo këshilla financiare dhe as investimi. Çdo vendim i lidhur me kapitalin që merrni është përgjegjësia juaj e plotë.
Qeveria e SHBA-së mund të mos arrijë të kryej pagesat pas datave 7-8 qershor duke sjell një falimentim të ekonomisë, por ekziston mundësia që ata mund ta shtyjnë falimentimin deri në Korrik duke përdorur të ardhurat nga taksat.
Të dyja palët e qeverisë e dinë se buxheti ka nevojë për një rregullim për të zvogëluar deficitin buxhetor. Megjithatë, ndërsa Biden po kërkon të rrisë taksat, republikanët po i kërkojnë atij të ulë shpenzimet. Ky është një rast klasik i agjendave partiake që lënë në hije interesat kombëtare.
Mes kaq shumë polemikash, është krejtësisht ironike të thuhet që një rregull i vetë-imponuar, i parëndësishëm për të paktën dy dekada, mund të rrëzojë ‘perandorinë amerikane’.
Çfarë lidhje ka thesari i SHBA-së me monedhat e qëndrueshme?
Circle (USDC) dhe Tether (USDT) janë mbështetur prej kohësh në thesaret e SHBA-së për të mbështetur monedhat e tyre të qëndrueshme. Problemi i vërtetë qëndron në zotërimin e bonove të thesarit që duhet të paguhen pas këtij muaji. Nëse ndodh një mospagim (falimentim), pasojat mund të jenë të rënda për një monedhë të qëndrueshme, me interesat e bonove të thesarit që mund të bien në 0% duke i bërë ato praktikisht të pavlefshme derisa SHBA të fillojë të paguajë sërish interesat.
E mbani mend kaosin kur Banka e Silicon Valley u rrëzua, duke tërhequr me vete mbi 3.3 miliard dollarë të depozitave të Circle? Imagjinoni atë dramë për të gjitha monedhat e qëndrueshme.
Circle, për të ruajtur rezervat e tyre, i kanë zhvendosur aktivet në instrumente të tjera financiare. Ata kanë transferuar 8.7 miliard dollarë në letra me vlerë REPO.
Meqë Circle është renditur publikisht, çdokush mund ti shoh lëvizjet e tyre. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Tether, por po supozohet se ata po bëjnë diçka të ngjashme. Këto probleme në tregun e borxhit po pengojnë rritjen e një sektori në zhvillim të financave të decentralizuara (DeFi).
Bono thesari të decentralizuara
Tregu i decentralizuar i letrave me vlerë ka parë një rritje shpërthyese këtë vit, e nxitur nga investitorët që janë në kërkim të përfitimit të interesave. Në 5 muajt e fundit, kapitali i tregut për letrat me vlerë në blockchain u rrit nga 0 në 220 milion dollarë.
Por ndërsa tregjet e thesarit të TradFi po goditen, tokenat e decentralizuara të letrave me vlerë po vlerësohen më shumë.
A është DeFi në rrezik?
DeFi nuk ka përballuar kurrë ndonjë falimentim të qeverisë amerikane. E fundit ndodhi në vitin 2018 nën qeverisjen e presidentit Trump dhe zgjati 35 ditë. Pra, pyetja e madhe është: çfarë do të thotë për emetuesit kryesorë të ekspozuar ndaj thesarit të SHBA-së nëse një monedhë e qëndrushme (stabelcoin) të humbi vlerën e saj përkundrejt dollarit?
Nëse monedhat kryesore si: USDT, USDC ose DAI do të humbin vlerën e tyre kundrejt dollarit, atëherë do të shfaqen probleme madhore për DeFi-n dhe kriptomonedhat në përgjithësi, por të gjitha këto probleme do të bënin që investitorët të kërkonin siguri në industri. Sipas një analisti të njohur, impakti ndaj BTC si kandidati kryesor do të rritej me 70%
Por çfarë ndodhte me pjesën tjetër të tregut? Likuiditeti i DeFi do të merrte një goditje kolosale në të gjithë Blockchain-et. Projekte të ndryshme të lidhura me monedhat e qëndrushme mund të shohin që vlera e tyre të bjerë në zero. Por kjo është e gjitha një lojë hamendësimi në këtë pikë.
Shanset për një falimentim të plotë të qeverisë amerikane janë mjaft të vogla. Por duke parë problematikat që po has qeveria e SHBA-së mund të ndodhë një prej skenarëve të mëposhtëm:
1. Skenari më i keq: Falimentimi i plotë i qeverisë. Goditja ekonomike do të ishte shumë e rëndë për kriptomonedhat.
2. Skenari bazë: Falimentimi i qeverisë shmanget, por vetëm pas një debati që zgjat deri në fund të Qershorit ose në fillim të Korrikut. Tregu qëndron në pritje të përgjigjes përfundimtare, por kjo u blen kohë ofruesve të monedhave të qëndrueshme për të siguruar rezerva.
3. Skenari i rastit më të mirë: Heqja e tavanit të borxhit. Kjo mund të ndodhë nëse partitë më në fund nxjerrin një buxhet, ose Biden luan kartën e Amendamentit të 14-të dhe të anashkalojë tavanin e borxhit.
